fbpx

Aksident i rëndë në Moto3, piloti dërgohet me helikopter në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në garën e motorëve Moto3, e cila po zhvillohet në Mugello të Italisë. Jason Dupasquier, Ayumu Sasaki dhe Jeremy Alcoba, u përfshinë në një aksident në dalje nga kthesa.

Gara u ndërpre menjëherë, ndërsa mjekët u erdhën në ndihmë pilotëve të aksidentuar. Gjendja shëndetësore e Ayumu Sasaki dhe Jeremy Alcoba është e mirë, ndërsa Jason Dupasquier humbi ndjenjat.

Një helikopter i erdhi në ndihmë duke e transportuar atë menjëherë në spital, ndërsa gjendja shëndetësore e 19-vjeçarit zviceran ende nuk dihet.