Bombardohet sërish Kievi, rrezikohet stacioni i trenit ku fshihen civilët

Kanë vijuar dhe gjatë natës së të mërkurës bombardimet e ushtrisë ruse drejt kryeqytetit ukrainas të Kievit.

Sirenat e alarmit për të shtatën natë radhazi kanë dërguar edhe njëherë banorët në vendstrehime për t’u ruajtur nga raketat ruse.

Sipas mediave lokale, disa raketa janë lëshuar në drejtim të godinës së Ministrisë së Mbrojtjes, të cilat janë asgjësuar nga sistemi i mbrojtjes ajrore.

Mbetjet e raketave kanë rënë pranë një stacioni treni, të cilët në ditët e fundit po përdoren nga civilët dhe për t’u strehuar.