fbpx

Dikush ia pa hairin devijimit të fluturimit: Dua të zbres, këtu e kam gruan

Një pasagjer grek, i cili ndodhej në aeroplanin që u detyrua ta devijonte fluturimin drejt Lituanisë dhe të aterronte në Minsk të Bjellorusisë, kërkoi që të zbriste në aeroportin e këtij qyteti, duke thënë se tashmë është afër destinacionit.

Burri grek ishte një nga tre personat që nuk e përfundoi udhëtimin drejt Vilniusit të Lituanisë, pasi aeroplani u detyrua që ta ndërpriste fluturimin, sepse kontrollorët ajrorë pretenduan se ka një alarm për bombë, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.

Greku i tha televizionit shtetëror, BLRT TV, tha se është nisur për ta parë bashkëshorten në Minsk. Kur aeroplani u ul në Minks, ndryshe nga vendi i planifikuar, pasagjeri kërkoi që të zbriste.

Pas uljes së aeroplanit, autoritetet bjelloruse e arrestuan gazetarin disident, Roman Protasevich, duke shkaktuar reagime të shumta ndërkombëtare. BE-ja i vendosi sanksione të reja Bjellorusisë, ndërsa shumë kompani ajrore evropiane i kanë pezulluar fluturimet që kalojnë nëpër qiellin e këtij shteti.

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Dominic Raab, ka sugjeruar se Rusia ka mundur të jetë e përfshirë në operacionin për devijimin e fluturimit, ndërsa presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se kjo ngjarje është e papranueshme, tmerruese dhe skandaloze.

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2017-2023. Contact: [email protected] All Rights Reserved- e-mail: © |