fbpx

E frikshme/Po merrej në pyetje, vrasësi i rrëmben armën polices

Një vrasës ka vënë në rrezik jetën e dy policëve, pasi gjatë intervistës i ka rrëmbyer armën oficeres së policisë. Kjo skenë e frikshme është filmuar nga kamerat brenda ambienteve ku vrasësi Terrell Rhodes po intervistohej. Në një çast, ai rrëmben armën, por neutralizohet në kohë reale edhe nga policët e tjerë që erdhën në ndihmë të kolegëve të tyre.

Terrell Rhodes akuzohet për vrasjen e 2-vjeçarit Amari Nicholson muajin e kaluar. Sipas një raporti, Rhodes kapi armën ndërsa po intervistohej në rajonin e policisë më 12 maj.

Në videon në fjalë duket Rhodes duke kapur armën e një oficeri të Departamentit të Policisë Metropolitane në Las Vegas, ndërsa po merrej në pyetje. Dokumentet e gjykatës tregojnë gjithashtu një skicë që policia thotë se Rhodes vizatoi duke treguar se ku do ta gjenin trupin e djalit.

2-vjeçari Amari Nicholson u raportua i zhdukur nga nëna e tij. Oficerët thonë se ajo e la atë në kujdesin e Rhodes, ndërsa shkoi për t’u kujdesur për nënën e saj.