fbpx

Erdogan pranon ftesën e Vuçiqit, do ta vizitojë Serbinë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka konfirmuar se ka biseduar sot me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, dhe se mbështet dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, ka kumtuar shërbimi i presidencës.

Në kumtesë thuhet se: “Presidentët Vuçiq dhe Erdogan kanë biseduar rreth situatës në regjion, ndërsa Vuçiq ka shprehur pritjet që Erdogan do të vazhdojë të mbështes dialogun si mënyra e vetme për zgjidhjen e çështjes së ndjeshme të Kosovës”.

“Presidenti Erdogan me këtë rast konfirmoi mbështetjen e plotë të dialogut”.

Në kumtesë shtohet se Vuçiq e Erdogan biseduan për situatën në regjion, ndërsa dy zyrtarët kanë shqyrtuar edhe çështje globale, duke shpresuar se rrethanat do mundësojnë takim të shpejtë dhe vazhdim të bisedës përmbajtjesore.

Vuçiq i bëri ftesë presidentit Erdogan të vizitojë Serbinë, ftesë kjo që u pranua nga Erdogan.

Vuçiq i ka thënë Erdoganit se bashkë-ndjen me viktimat e zjarrit që ka përfshirë bregdetin turk dhe ka shprehur gatishmërinë në kuadër të mundësive që të ndihmojë në ndalimin e stihisë së zjarrit dhe evitimin e pasojave.

Të dy presidentët kanë konstatuar nivelin e lartë të raporteve bilaterale mes Serbisë dhe Turqisë, posaçërisht bashkëpunimin ekonomik, duke shpreh shpresën e avancimit të tyre, thuhet në kumtesë.