fbpx

Garda Kombëtare e Iowa-s: Kurti dhe Mehaj janë gjithmonë të mirëpritur në shtëpinë e tyre të largët

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj, kanë vizituar shtabin qendror të Gardës Kombëtare lowa, teksa u pritën nga Gjeneral Majori Ben Corell dhe udhëheqës të tjerë të gardës.

Garda Kombëtare Iowa thotë se Kurti dhe Mehaj janë gjithmonë të mirëpritur në Iowa, siç e cilësojnë “në shtëpinë e tyre larg shtëpisë”.

“Kryeministri i Kosovës dhe Ministri i Mbrojtjes u ndalën te Shtabi i Forcës për të takuar Major Gjeneralin Ben Corell dhe zyrtarë të tjerë të lartë të gardës. Albin Kurti, Armend Mehaj dhe ekipet e tyre janë gjithmonë të mirëpritur në shtëpinë e tyre të largët nga shtëpia, në Iowa”, thuhet në faqen e tyre zyrtare në Twitter.