fbpx

Kurti flet për praninë e aeroplanëve të Serbisë afër Jarinjës: S’kemi pritur tjetër sjellje korrekte

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, para gazetarëve ka folur edhe për prezencën e aeroplanëve të Serbisë pranë pikës kufitare në Jarinje, shkruan IndeksOnline.

Kurti ka thënë se nuk ka pritur sjellje korrekte nga Serbia.

Ai tha se veprimet e Republikës së Kosovës do të jenë në përputhje me vlerësimin e sigurisë që e bënë Serbia.

“Nuk është gjithcka që e shihni në videot e këtyrë ditëve. Pra jo të gjitha janë lajme të vërteta eaq më pak të sakta. Nuk bënë të biejmë pre e propagandës së Serbisë

Veprimet që ne i ndërmarrin do të jenë në përputhje me vlerësimin e sigurisë që e bënë Policia jonë dhe vetëm kur ata e bëjnë vlerësimin në aspektin e sigurisë mund të themi çfarë do të bëjmë kur.

Deri më tani 9 mijë automjete i kanë marrë targat e përkohshme. Presidenti i Serbisë nuk po e pëlqen këtë gjë pra nga kolltuki i tij politik.

Janë parë fluturaket e tyre edhe helikopter edhe avionë të prodhimit rus. Nuk kemi pritur nga Serbia sjellje korrekte se i kemi njohur por ne vendimet i marrin në bazë të vlerësimit të sigurisë, sjellja jonë është profesionale dhe korrekte deri në fund”, tha ai.