fbpx

Lugina falendëron Qeverinë Kurti për ndihmat prej 500 mijë euro. Presheva pyet ministrin e PDK-së ku mbeten ndihmat e qeverisë Thaci-Mustafa premtuar Bujanocit?

Sikur qytetare te Lugines ashut dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa permes gazetes “Bota sot” ka falenderuar Qeverine Kurti per ndihmat prej 500 mije eurosh.

“500 mijë eurot e akorduara nga qeveria Kurti për Luginën e Preshevës është ndër vendimet më të rëndësishme të Republikës së Kosovës për Luginën”, ka thene z.Mustafa
Edhe kryetari i kuvendit te Presheve Sami Salihu ka pershëndetur Qeverine Kurti për ndihmat prej 500.000 euro. Sipas z.Salihu me kete rast qeveria Kurti ka deshmuar atdhedashurine ndaj Lugines se Presheves me vepra dhe jo me fjale. Ai kete mbeshtje e kishte paralajmeruar edhe gjate fushates zgjedhore.

Njëkohesisht edhe kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi pasi ka njoftuar se sot është përmbyllur procedura e transferimit të 200 mijë eurove nga Buxheti i Republikës së Kosovës në adresë të komunës që ai drejton, ka falënderuar qeverinë e Kosovës për këtë ndihmë.

Analistë dhe qyetetare nga Lugina e Presheves i kane thene sot “Bota sot” se vellau i mire shifet ne dite te veshitira. Sipas tyre per here te pare po realizohet nje premtim ngha nje lider kosovar per neve shptareve jashte Kosoves, te cilat i kishte premtuar Albin Kurti gjate fushates se zgjedhjeve te fundit ne Kosovë me 6 tetor te vitit te kaluar”

Ne anen tjeter edhe autoritet e Beogradit kane folur për ndihma qytetareve te Serbisë, përfshire keu edhe ata ne Luginën e Preshevës me nga 100 euro per koke njeriu te moshes madhore, të cilat i ka premtuar qeveria e Sërbisë, por ende s’ka gje kolnktrete ne kete drejtim.

Mesohet se Qeveria e Kurit ka ndarë 500 mijë euro për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, njofton Ministria e Financave dhe Transfereve e Kosovës. Për komunën e Preshevës – dyqind mijë euro (200,000.00 €); Për komunën e Bujanocit – dyqind mijë euro (200,000.00 €) dhe për komunën e Medvegjës – njëqind mijë euro (100,000.00 €).

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, me ftesë të Kryetarit të Komunës së Bujanocit z. Shaip Kamberi (aashtu siq ishin marrur veshe , per t’i bere fushate njeri tjetrit) kihte marrur në ceremoninë e inaugurimit te nej sjhkolle dhe “koincidenalisht” pak dite para zgjehdjeve te 6 tetorit ne Kosovë. Gjate kesja vizite ministri i PDK-së Tahir foli fjale te maedhe se Qeveria e Hashim Thacit dhe Isa Mustafes do te ndihmoje Luginen e Presheves meqe rast ai premtoi 40 mije euro Bujanocit, qe pas perfundimit te zgjedhjeve ne Kosovë, sot e kesaj dite ate pare kush si ka me sy?!

Edhe perfaqesuesit shqiptare nga Medvegja Leme Xhema dhe Flurim Sahiti kane flanderuar Qverine e republikes se Kosovës, sipas te cileve keto jane ndihmat e para qe i ofrohen Medvegjes nga shteti yne amë.
Sipas zyrtareve te Qverise se Kosovë, rrespektivisht nga Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se me datën 27 prill, Thesari i Kosovës ka realizuar pagesat, përkatësisht donacionet, për të tri komunat. Sipas procedurave të zakonshme bankare, këto pagesa janë realizuar si transfere ndërkombëtare nga llogaria e Thesarit në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, përmes bankës korrespondente “Deutsche Bank AG” (Gjermani) në llogaritë e komunave në Bankën Qendrore të Serbisë, si ndihmë dhe solidaritet për popullatën e atjeshme në këtë kohë pandemie nga Qeveria e Republikës së Kosovës.