fbpx

Nga heqja e maskës te shkurtimi i orës policore, Komitetit i Ekspertëve jep sot vendimin

Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet që këtë të enjte të vendosë për masa të tjera lehtësuese anti Covid. Në vijim të ditëve të fundit ku kemi një ulje të ndjeshme të numrit të rasteve të reja krahasim me muajt e parë, ekspertët duket se do të vendosurin heqjen e maskës dhe masa të tjera lehtësuese.

Kryeministri edi Rama një ditë më parë bëri me dije se sot në mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve do të vendoset në lidhje me lehtësimin e mëtejshëm për sezonin turistik.

“Jemi në një situatë optimale në raport me strategjinë dhe planin e veprimit, por është shumë, shumë e rëndësishme që të mos harrojmë se sidoqoftë, nuk kemi parashikueshmëri të plotë 100% lidhur me rrugën drejt daljes së plotë nga ky tunel dhe për këtë arsye duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm. Nesër (sot) Komiteti do dalë me planin e ri, me lehtësim të mëtejshëm të masave dhe ambicia jonë për një sezon turistik shumë më të lehtësuar se sezonin e kaluar besoj do të realizohet”, tha Kryeministri nga qendra e vaksinimit në sheshin “Skëndërbej” në kryeqytet.

Surprizë nuk janë as masat që pritet të ndërmerren. Prej ditësh flitet për heqjen e maskës në ambientet jashtë si edhe për shkurtimin e orës policore. Komiteti do të duhej të ishte mbledhur që në datën 20 maj për të bërë një vlerësim të situatës si edhe për të përcaktuar planin e ri të masave me kohëzgjatje dyjavore. Mbledhja sot zhvillohet një javë me vonesë, ndërsa përgjatë kësaj periudhe, pra, nga data 20 maj deri në datën 26 maj, nuk ka qenë asnjë masë shtrënguese në fuqi për shkak se afati i masave ishte për një periudhë 14-ditore”, ka thënë Rama.

Ndërkohë e ftuar në emisionin “Log.” në ABC, Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik prof Silva Bino, u shpreh se për të mbajtja e maskave në ambiente të hapura nuk është më e nevojshme. Pikërisht ky është një rregull që pritet të hiqet nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Ndërkohë ora policore pritet që të shkurtohet, pra qytetarëve pritet që tu mundësohet një lëvizje më e gjerë. Aktualisht ora policore vijon të izolojë qytetarët nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit, një vendim i marrë në 11 Prill.