fbpx

Obiliq: Kandidati i Pavarur Xhafer Gashi fiton bindshëm me mbi 60% të votave

Në Obiliq kur janë numruar 95.56% të votave, Kryetari aktual i cili ka kandiduar për mandatin e tretë, Xhafer Gashit nga Iniciativa Qytetare ka arritur të dal i pari me 60.62% ose 5 mijë e 999 vota.

Kundër kandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Halil Thaçi ka arritur t’i marr 39.38% ose 3 mijë e 893 vota.

Ndërsa në raundin e parë Xhafer Gashi nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin kishte fituar 5 mijë e 975 vota ose 48,12 %, ndërsa Halil Thaçit nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kishte arritur të marrë 2 mijë e 507 vota ose ndryshe 20,19%.