fbpx

Shi e breshër i madh në rajonin e Drenicës

Pas temperaturave të larta javëve të fundit Kosovë, moti më në fund është freskuar, shkruan Reporteri.net.

Rajoni i Drenicës është përfshirë nga reshje të mëdha shiu, të shoqëruar edhe me breshër.

Reshje të mëdha shiu e breshëri ka pasur në Skenderaj e Drenas.

Në disa pamje që kanë ardhur në adresë të Reporterit, shihet se sasia e breshërit që ka rënë është mjaft e madhe.

Reshje shiu është paralajmëruar të ketë edhe në pjesë të tjera të Kosovës.