fbpx

Ukrainasit nëpër llogore, në pritje të Rusisë

Ushtarët e Ukrainës në zonat e kontrolluara nga separatistët rusë, kanë thënë se janë gati për luftën me Rusinë në periudhën kur është raportuar për tubim të Ushtrisë ruse në kufi me shtetin ukrainas.

Derisa zyrtarët e Ukrainës kanë thënë se pushtimi rus mund të nisë në fillim të janarit, ushtarët nëpër llogore në zonat e Donetskut kanë thënë se do t’i ruajnë pozitat e tyre deri në fund. Ata kanë thënë se komandantët nuk dinë për qëllimet e vërteta të Rusisë, por u është bërë thirrje që të mos nënvlerësojnë armikun. Ukraina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët perëndimorë janë shqetësuar me aktivitetet ushtarake të Rusisë në kufi me Ukrainën.

Kanë tërhequr vërejtjen se mund të jenë sinjal i qëllimeve të Moskës për pushtimin e shtetit fqinj. Zyrtarët kanë thënë se mbetet e paqartë nëse presidenti rus Vladimir Putin njëmend dëshiron pushtimin ose po kërcënon Perëndimin për koncesione të reja.

Ukraina ka bërë të ditur të premten se rreth 94 mijë ushtarë rusë janë në pritje të urdhrit për pushtim.