fbpx

Zbulohet dokumenteti sekret/ Turqia kishte në plan ta pushtonte Greqinë

Turqia hartoi një plan për të pushtuar Greqinë në kulmin e luftës në Siri, sipas dokumenteve të publikuara pa dashje. Dokumentet përfshinin gjithashtu plane për pushtimin e Armenisë.

Plani ishte koduar sipas emrit të një komandanti ushtarak turk të shekullit të 11-të, sipas mediumit Nordic Monitor, i cili ka pasur në posedim dokumentacionin, transmeton lajmi.net.

Dokumentet thuhet se ishin pjesë e një prezantimi të PowerPoint që ishte përcaktuar të shfaqej nga Shtabi i Përgjithshëm turk – i cili kryeson Forcat e Armatosura në Turqi – për shqyrtimin e planifikimit të brendshëm.

Greqia dhe Turqia janë armiq të vjetër dhe kanë një histori të gjatë konflikti, duke pasur konfrontime të armatosura të shumta kundër njëra-tjetrës, veçanërisht në fillim të viteve 1900.

Planet besohet se janë përqendruar në ruajtjen e aftësive parandaluese në frontin perëndimor, gjatë kohës kur lëviznin trupa në kulmin e luftës në Siri.

Retorika anti-greke është në rritje në Ankara, derisa regjimi i Erdoganit dëshiron të forcojë ndikimin e tij në rajon, pasi frika e një konfrontimi ushtarak midis dy aleatëve të NATO-s po përshkallëzohet.

https://www.nordicmonitor.com/wp-content/uploads/2020/06/Ugur_Tarcin_mebs_warning.pdf

I titulluar ‘TSK Çakabey Harek Plant Planlama Direktifi’ – TSK (Forcat e Armatosura Turke) Direktiva e Planifikimit të Operacionit – prezantimi u bë me 13 qershor të 2014-ës në kulmin e luftës civile siriane që filloi në 2011 si pjesë e Pranverës Arabe.

Nordic Monitor raportoi se dokumenti sugjeron se plani ishte me siguri një version i azhurnuar dhe përfunduar pas një shqyrtimi të një drafti të mëparshëm dhe se plani mund të ishte akoma aktiv.

Dokumentet përfshinin gjithashtu një plan për të pushtuar Armeninë të quajtur ‘TSK Altay Harekât Planlama Direktifi,’ të datës 15 gusht të vitit 2000.

Monitor raportoi se dokumentet ishin shkëmbyer në një sistem të sigurt të postës elektronike nga Shtabi i Përgjithshëm dhe se ato duket se janë publikuar aksidentalisht në një dosje të një kontesti gjyqësor që ishte paraqitur si pjesë e hetimeve për grushtshtetin e dështuar kundër presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në korrik 2016 nga kundërshtari i tij politik, Fetullah Gylen.